SPECIFIKIME TEKNIKE
“Materiale Promovuese – Banner/Fletëpalosje” në kuadër të projektit Riintegrimi i të rinjve në konflikt/kontakt me ligjin”
Informacione të përgjithshme në lidhje me detyrën:
Organizata: GID
Lloji i shërbimeve të kërkuara: Design dhe printimi i materialeve promovuese (banner/fletëpalosje)
Kohëzgjatja e projektit: Shkurt 2021 – Nëntor 2021
Kohëzgjatja e kontraktimit: 3 Maj 2021 – 15 Maj 2021
Baza e punës: Tiranë, Shqipëri
Për Organizatën dhe Projektin:
GID është një organizatë jofitimprurëse e regjistruar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr.733 të lëshuar me datë 05.04.2019. GID nëpërmjet projektit “Riintegrimi i të rinjve në konflikt/kontakt me ligjin” shënjestron ato të rinj/të reja të cilët/at janë në konflikt me ligjin, edhe/apo viktima apo dëshmitarë të veprave penale në familje dhe shoqëri.
Në kuadër të projektit “Riintegrimi i të rinjve në konflikt/kontakt me ligjin” GID kërkon të angazhojë një ekspërt për hartimin e njw raporti “praktikash tw mira”
- Detyrat e Kontraktuesit:
Kontraktuesi do duhet të ofroj ekspertizën e tij në design dhe printim të 650 (gjashtëqind e pesëdhjetë) fletëpalosjeve dhe 1 (një) baneri (roll up).
– design i fletëpalosjeve sipas rregullave të visibilitetit të ofruara nga GID (letër A5 120gr me printim me katër ngjyra nga të dy krahët);
– design i banner sipas rregullave të visibilitetit të ofruara nga GID; (material i plastifikuar, me përmasa 85 cm gjerësi dhe 200 cm gjatësi, printim me katër ngjyra, përfshirë dy logo, nga të një anë);
Kontraktuesi duhet të qëndroj në komunikim të vazhdueshëm me stafin e projektit për miratimin e përmbajtjes së materialeve dhe po ashtu ofrimin e një produkti sipas kritereve të projektit.
- Shërbimet e kërkuara:
GID po kërkon një kontraktues që gëzon ekspertizë dhe eksperiencë në prodhimin dhe printimin e materialve promovuese (Banner dhe fletepalosje).
- Afatet:
Kriteret e dorëzimit të materialeve do të kryhet në linjë me planin e aktivitetit të projektit dhe sipas afateve të përcaktuara në Kontratën e Shërbimit që do të firmoset nga palët.
- Kërkesat e raportimit
Eksperti (aplikuesi fitues) do të raportojë tek GID, Koordinatori i projektit, i cili rregullisht do të komunikojë dhe do të sigurojë informacione dhe udhëzime për performancën e tij dhe të gjithë mbështetjen tjetër të nevojshme për të arritur objektivat e projektit. Të gjitha produktet e dorëzuara të ndërmarra nga kontraktuesi do të diskutohen dhe planifikohen në konsultim me GID.
- Pagesa
Kontraktuesi (aplikanti i interesuar) do të ftohet të nënshkruajë një kontratë shërbimi me GID. Kontrata do të realizohet në ALL dhe Pagesa do të kryhet në këste sipas përcaktimit në kontratë mes të dyja palëve.
GID rezervon të drejtën të mbajë të gjithë ose një pjesë të pagesës nëse performanca është e pakënaqshme, nëse puna është e paplotë, ose nuk dorëzohet brenda afatit.
- Të drejtat e autorit
Të drejtat e autorit të të gjitha materialeve të prodhuar gjatë kohëzgjatjes së projektit do të mbeten pronë intelektuale e GID.
- Kualifikimet dhe Përvoja e kërkuar e aplikantit
- Më shumë se 3 vjet përvojë e provuar në fushën e përcaktuar më sipër.
- Njohuri mbi proceset e graphic design, adobe Photoshop etc;
- Procesi i aplikimit
Ekspertët e interesuar dhe të kualifikuar duhet t’i bashkangjitin aplikimit dokumentet e mëposhtme:
- Vërtetim nga QKR për regjistrimin si bisnes;
- Oferta financiare;
- Detajet e llogarisë bankare në të cilën do të bëhet pagesa.
4.Të interesuarit duhet të dërgojnë dokumentacionin e kërkuar si më sipër në adresën postare të GID, Rruga Bardhok Biba, Pallati 23, Shkalla 4, Apartamenti 2, brenda datës 29 Prill 2021, 17:00.

