Titulli i projektit: “RiArt”
Periudha e realizimit te projektit: Mars – Qershor 2021
Donatori: Ministria e Kulturës
Përmbledhje mbi projektin: Projekti RiArt – Sesioni i të rinjve i Galerisë së Arteve të Albania Daily News do të bëjë që arti i artistëve të rinj të jetë i arritshëm për këdo. Albanian Daily News ka një numër të rëndësishëm të ambasadave të huaja në Shqipëri dhe misione jashtë vendit, si dhe kompani të rëndësishme private, qëllimi është që të paraqesn një vepër arti bashkëkohor për klientët e tyre, si dhe të krijojnë një bazë të dhënash. Galeria do të jetë një hapësirë virtuale i dedikuar të gjithë artistëve në zhvillim nga ku performojnë si në një Galeri Arti të vërtetë me ekspozita personale dhe kolektive.
Qëllimi kryesor i projektit është të shfaqë vepra arti të artistëve në zhvillim në galerinë online, me qëllim të shfaqjes së veprave artistike për t’u promovuar blerësve të mundshëm. Galeria do të drejtohet si biznes.
Objektivi 1– Fuqizimi i artistëve në zhvillim, promovimi i krijimeve të tyre në Shqipëri dhe jashtë saj;
Objektivi 2– Ndërtimi i kapaciteteve në fushën e marketingut të tregut të artit bashkëkohor;
Objektivi 3– Gjetja e mënyrave të reja krijuese për të promovuar ekspozita dhe vepra arti përmes teknologjive të reja dhe për të gjeneruar të ardhura.
Titulli i projektit: “Ri-integrimi i të rinjve në konflikt/kontakt me ligjin”
Periudha e realizimit te projektit: Shkurt – Nëntor 2021
Donatori: Bashkia Tiranë
Përmbledhje mbi projektin: Ky projekt synon të nxisë mbrojtjen dhe përfshirjen sociale të të rinjve në konflikt/kontakt me ligjin nëpërmjet mbështetjes me shërbime direkte, fuqizuese si dhe nëpërmjet bashkërendimit të hapave të veprimit me aktorë të tjerë lokalë. Projekti shënjestron të rinjtë 14-18 vjeç në konflikt/kontakt me ligjin dhe familjet e tyre, të dënuar me dënime alernative. Me anë të këtij programi do të prioritizohen të rinjtë të cilët vijnë nga familje dhe komunitete vulnerabël si dhe ata që nuk kanë alternativa të tjera mbështetjeje e fuqizimi.
Objektivat e projektit synohet të arrihen nëpërmjet:
– Mbështetjes direkte të rasteve të identifikuara;
– Fuqizimit social-ekonomik të grupeve të shënjestruara;
– Programeve të edukimit qytetar dhe prindërimit pozitiv.
Qëllimi kryesor i projektit: Të përmirësojë situatën social-ekonomike dhe të lehtësojë riintegrimin në shoqëri të të rinjve në konflikt/kontakt me ligjin.
Objektivi 1– Të fuqizojë kapacitetet individuale të të rinjve në konflikt/kontakt me ligjin;
Objektivi 2– Të mbështesë individët e shënjestruar dhe prindërit/kujdestarët ligjorë me programe këshillimi dhe aftësimi prindëror;
Objektivi 3– Të rrisë kapacitetet e stafeve të Qendrave Sociale për të punuar me të rinjtë në konflikt/kontakt me ligjin.
Terma Reference për Ekspertizë në Aftësim Prindëror (28 Prill 2021)
Terma Reference për Ekspertizë në Këshillim drejt Punësimit (28 Prill 2021)
Terma Reference për Ekspertizë në Këshillim Psikologjik të Specializuar (28 Prill 2021)
Terma Reference për Ekspertizë në Trajnimin e Stafit të Qendrave Sociale (28 Prill 2021)
Specifikime Teknike për Materiale Promovuese (28 Prill 2021)
Terma Reference për Ekspertizë në Hartim të Raportit të Praktikave të Mira (01 Korrik 2021)